Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kaq mjekë u larguan nga Kosova gjatë vitit 2025

GD
Gazeta Demos1 janar 2026 në 14:23
Kaq mjekë u larguan nga Kosova gjatë vitit 2025

Fenomeni i largimit të mjekëve nga Kosova ka vazhduar dhe gjatë vitit që po e lëmpë pas. Vetëm gjatë vitit 2025, 90 mjekë janë larguar nga Kosova.

Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Rrezart Halili, ka bërë të ditur për Indeksonline se gjatë vitit 2025, 90 mjekë janë pajisur me certifikatën mbi të kaluarën etike dhe profesionale, dokument që shërben si bazë për punësim jashtë Kosovës dhe që konsiderohet indikator kryesor për matjen e largimit të mjekëve nga vendi.

Për të kuptuar më mirë arsyet e këtij trendi, Oda e Mjekëve e Kosovës ka realizuar një pyetësor anonim me anëtarët që kanë tërhequr këtë certifikatë. Halili thotë se sipas analizës së përgjigjeve, arsyet kryesore që i shtyjnë mjekët të kërkojnë mundësi jashtë vendit janë mungesa e punësimit, shkollimi specialistik jo kualitativ, kushtet e papërshtatshme të punës dhe paga e ulët.

“Ankesat që anëtarët e Odës… i adresojnë Odës së Mjekëve të Kosovës janë të natyrave të ndryshme dhe lidhen kryesisht me çështje profesionale, etike dhe administrative. Ndër më të shpeshtat janë kushtet e punës dhe ngarkesa e lartë profesionale, marrëdhëniet kontraktuale, çështjet e pagave dhe kompensimeve (kujdestari/shtesa), mungesa e sigurisë në vendin e punës, si edhe çështjet që ndërlidhen me etikën profesionale dhe procedurat disiplinore”, ka thënë Halili.

mjek

Më shumë nga Lajme

  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë
  • 22:22Xhavit Haliti lexon letrën e Ahmet Krasniqit dërguar Shtabit Qendror të UÇK-së, rrëfen takimin me ndërmjetësim të Adem Demaçit në Oslo