Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KDI thirrje Kurtit të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi: Negociatat për president i vazhdoni pastaj

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 17:29
KDI thirrje Kurtit të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi: Negociatat për president i vazhdoni pastaj

Instituti Demokratik e Kosovës kanë dalë me një reagim pasi sot LVV s’ka propozuar një emër për kryetar të Kuvendit. KDI thotë se dialogu politik mund të vazhdojë, por Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet.

Sipas KDI, mosushtrimi i së drejtës kushtetuese nga Vetëvendosje, si subjekti politik me numrin më të madh të deputetëve për të propozuar kandidaturën për Kryetar të Kuvendit pamundësoi vazhdimin e procedurës së konstituimit dhe rezultoi me ndërprerjen e seancës.

“Ndërprerja e sotme e seancës, përderisa afati kushtetues ende nuk ka përfunduar, nuk përbën në vetvete shkelje të afatit apo procedurave të parapara me Rregullore. Megjithatë, në përputhje me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, rikujtojmë që seanca konstituive duhet të përmbyllet më së voni deri nesër, duke përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në reagim.

KDI potencon mirëpret çdo përpjekje serioze për dialog dhe arritjen e marrëveshjeve politike ndërmjet subjekteve parlamentare.

“Megjithatë, nevoja për konsultime apo negociata politike nuk e pezullon detyrimin kushtetues për përmbylljen e seancës konstituive brenda afatit të përcaktuar. Dialogu politik dhe respektimi i afateve kushtetuese nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin, por duhet të zhvillohen paralelisht”, potencon reagimi.

Në reagim të KDI-së thuhet se takimet dypalëshe, konsultimet më të gjera dhe format e tjera të komunikimit politik mund dhe duhet të vazhdojnë, veçanërisht për çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Megjithatë, sipas tyre është e domosdoshme që fillimisht të përfundojë konstituimi i Kuvendit, në mënyrë që të nisin procedurat e tjera kushtetuese, përfshirë afatin 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit.

“Afati që përfundon nesër është afati për konstituimin e Kuvendit, jo ai për arritjen e marrëveshjes për Presidentin. Po ashtu, ky afat është përcaktuar për përmbylljen e procedurës së konstituimit dhe jo për zhvillimin e negociatave politike. Pas konstituimit, subjektet parlamentare do ta kenë në dispozicion periudhën kushtetuese 60-ditore për të zhvilluar negociata dhe për të gjetur një zgjidhje që siguron zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në reagim.

Në fund të reagimit KDI i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti politik me numrin më të madh të deputetëve, që ta ushtrojë pa vonesë të drejtën dhe përgjegjësinë kushtetuese për ta propozuar kandidaturën për Kryetar të Kuvendit.

“Pas paraqitjes së kandidaturës, të gjithë deputetët kanë përgjegjësi të marrin pjesë në procedurën e votimit dhe të kontribuojnë në konstituimin e plotë të Kuvendit”, përfundon reagimi.

kryetarkuvendipolitik

Të ngjashme

Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët pas aktgjykimit: S’mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët pas aktgjykimit: S’mund të barazohet agresori me viktimën

19:03
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë pas aktgjykimit në Hagë: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë pas aktgjykimit në Hagë: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

15:28

Më shumë nga Lajme

  • 19:29Jarinje: Policia arreston dy serbë, kishin thika e bluza me simbole nacionaliste në veturë
  • 19:25Vendimi i Speciales – Të martën protestohet para ndërtesës së OKB’së në New York në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së
  • 18:49Video/ U kap mat me gruan e një tjetri, momenti i frikshëm kur burri bie nga dritarja teksa tentoi të arratisej
  • 18:35Veliaj nga burgu jep një propozim për krerët e UÇK-së!
  • 18:21Dy orë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, protesta në Cyrih përfundoi pa incidente