Në Mamushë, Kosova Demokratik Türk Partisi ka dalë fituese në zgjedhje, ku kandidati Abdullah Krasniç siguroi 53.58% të votave, duke mposhtur kundërkandidatin Fikret Morina, i cili mori 46.42%.
Megjithatë, atmosfera pas fitores nuk ishte aspak e zakonshme.
Sipas një videoje të publikuar në media, brenda zyrave të partisë shpërtheu një situatë kaotike, ku nuk u kuptua nëse po festohej apo po ndodhte përplasje mes anëtarëve.
Disa prej tyre kanë shkatërruar gjësende në zyre, përfshirë edhe një televizor, duke krijuar një pamje të pazakontë pas një rezultati fitues.