Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 22:14
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për protestë nga njëra prej sindikatave të punëtorëve, duke thënë se kërkesat e tyre janë diskutuar në takimet e zhvilluara mes Bordit, Menaxhmentit dhe përfaqësuesve sindikalë.

Në një komunikatë për media, KEK-u ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave janë mbajtur dy takime me dy sindikata, në kuadër të dialogut social, ku janë diskutuar çështje që lidhen me mirëqenien dhe kërkesat e punonjësve

Sipas Korporatës, menaxhmenti është zotuar se do t’i shqyrtojë kërkesat e punëtorëve, varësisht nga mundësitë financiare.

KEK-u ka përmendur edhe masat e ndërmarra gjatë vitit 2026, duke bërë të ditur se në prill punëtorëve u është ndarë bonus prej 300 eurosh, ndërsa paga bazë është rritur për 60 euro për secilin punonjës.

Megjithatë, sipas komunikatës, njëra nga sindikatat ka vendosur të mos e vazhdojë dialogun me punëdhënësin dhe ka paralajmëruar organizimin e një proteste.

Korporata ka theksuar se e respekton të drejtën e punëtorëve për organizim sindikal dhe protestë, por ka kërkuar që të merret parasysh rëndësia e KEK-ut si pjesë e infrastrukturës kritike të vendit.

“KEK Sh.A. është pjesë vitale e infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës dhe se të gjithë duhet të sillemi në përputhje me këto përgjegjësi”, thuhet në komunikatë.

Duke iu referuar situatës aktuale në sektorin energjetik, Korporata ka thënë se prioritet duhet të jetë përfundimi i projekteve kapitale, modernizimi i kapaciteteve prodhuese dhe ruajtja e vazhdimësisë së prodhimit të energjisë elektrike në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, si dhe nxjerrja e thëngjillit në minierë.

Sa u përket kërkesave të punëtorëve, KEK-u ka paralajmëruar se ato do të trajtohen pas tejkalimit të sfidave aktuale dhe stabilizimit të proceseve operative.

“Menaxhmenti i KEK-ut mbetet i përkushtuar që, pas tejkalimit të sfidave aktuale dhe stabilizimit të proceseve operacionale, të përqendrohet në shqyrtimin e mundësive konkrete për adresimin e kërkesave të punonjësve”, thuhet në reagim.

Në fund, Korporata ka përsëritur se trajtimi i kërkesave sindikale duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mundësitë financiare të ndërmarrjes, duke theksuar se sfidat aktuale kërkojnë angazhim të përbashkët të punëtorëve dhe menaxhmentit.

punëtorëvekërkesatkek-u

Të ngjashme

Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje punëtorëve për protestën e nesërme: Pagë dinjitoze dhe pagën e 13-të

Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje punëtorëve për protestën e nesërme: Pagë dinjitoze dhe pagën e 13-të

19:12
Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, zbulohen parregullsi në sigurinë e punëtorëve

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, zbulohen parregullsi në sigurinë e punëtorëve

17:36
​Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

​Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

14:09

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kërçeli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
  • 23:39Zbulohen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm në Mitrovicën e Veriut, shoqërohen katër persona
  • 23:19Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
  • 23:18Quni thotë se ka heshtur që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Pres epilogun përfundimtar të gjykimit
  • 23:13Mala: Truri i njeriut aktualisht mbizotëron Inteligjencën Artificiale