Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KEK-u sonte ndërpret përkohësisht operimin e njësisë B1

GD
Gazeta Demos14 gusht 2025 në 18:18
KEK-u sonte ndërpret përkohësisht operimin e njësisë B1

Koorporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ne mesnatë do të ndërpresë përkohësisht operimin e njësisë B1 si pasojë e nevojës për të ndërhyrë në elektrofilter dhe disa sanimeve tjera.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se, pas një operimi prej mbi 50 ditësh pa ndërprerje, është shfaqur nevoja për ndërhyrje në elektrofilter dhe disa sanime të tjera të domosdoshme. Për këto arsye tekniko-teknologjike dhe mjedisore, njësia B1 do të ndalet nga operimi sot, më datë. 14.08.2025, rreth orës 23:59. Ndalja planifikohet të realizohet për të mbrojtur pajisjet dhe teknologjinë nga dëmtime të mundshme dhe për të shmangur ndonjë defekt me përmasa më të mëdha, që do të kishte ndikim në operim dhe mjedis.”

KEK thotë se ekipet do të identifikojnë dhe sanojnë defektet që njësia të rikthehet në operim sa më shpejt.

“Ekipet tona të stafit teknik dhe profesional janë në gatishmëri të plotë, dhe sapo të krijohen kushtet e nevojshme, do të fillojnë menjëherë me identifikimin e saktë dhe sanimin e defekteve, me qëllim që njësia të rikthehet në operim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të funksionojë më mirë në aspektin mjedisor.”

“Korporata mbetet e përkushtuar për furnizim të qëndrueshëm, të sigurt dhe që kontribuon pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit për të gjithë qytetarët.”

Më shumë nga Lajme

  • 12:54Zjarri përfshiu një sallon për kafshë shtëpiake në Zagreb, zjarrfikësit shpëtuan vajzën dhe qenin e saj
  • 12:38Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues
  • 12:21Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
  • 12:05KFOR zhvillon ushtrim ushtarak pranë Obiliqit, në fokus ‘luftimet’ në mjedis urban
  • 11:55Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve kriminale në Shqipëri, arrestohet edhe një prizrenase