Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana i cili bëri të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Bill Clinton në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, deklaroi Pllana.
Ndërkohë me rastin po merret trafiku i kryeqytetit.
