Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Keqpërdorim me kartela bankare dhe vjedhje e identitetit, arrestohen tre persona në Prishtinë

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 15:18
Keqpërdorim me kartela bankare dhe vjedhje e identitetit, arrestohen tre persona në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me keqpërdorim të kartelave bankare dhe vjedhje të të dhënave personale.

Operacioni është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në koordinim me prokurorinë dhe me urdhër të gjykatës, më 31 korrik 2025, në rajonin e Prishtinës.

Fillimisht janë ndaluar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur kartela të bardha bankare (bllanko) dhe përmes rrjete ve sociale kanë shpërndarë video ku shfaqeshin duke tërhequr para në bankomate të ndryshme.

Po ashtu, sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit kishin hapur edhe faqe në rrjete sociale për të promovuar përdorimin e këtyre kartelave. Gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje elektronike si dëshmi materiale, përfshirë, dy kompjuterë, një laptop, dy telefona mobil, tri USB dhe një hard-disk (HDD).

Të dyshuarit akuzohen për vepra penale si: “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”, “Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve”, dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

Më 1 gusht 2025, policia ka arrestuar edhe personin e tretë, gjithashtu mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e të njëjtit grup kriminal.

Të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të prokurorit të rastit.

Më shumë nga Lajme

  • 15:36Sulm me armë zjarri në Washington, raportohet për 4 të plagosur
  • 15:28Përparim Rama, ministrave të Kurtit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare
  • 15:18Srpska i reagon Listës Studentore: Po i ngjan retorikës së Prishtinës, ju kujtojmë se ne pengojmë ndryshimet kushtetuese në Kosovë
  • 15:17Sadiku për ndërprerjen e seancës: Kryetarja ndërpreu seancën me plot të drejtë, por dje u sulmuam për mungesat
  • 14:51Tentuan t’i fusnin telefona në Burgun e Dubravës, zyrtarët zbulojnë dy iPhone në një pako