Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj profesorit 62-vjeçar në Gjilan, i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture

GD
Gazeta Demos28 janar 2026 në 17:13
Kërkohet paraburgim ndaj profesorit 62-vjeçar në Gjilan, i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture

Një profesor 62-vjeçar në Shkollën e Mesme të Lartë Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur gjatë orarit mësimor.

Rasti u raportua më 27 janar 2026, kur viktima, një 15-vjeçare, u paraqit së bashku me nënën e saj në Stacionin Policor në Gjilan, duke deklaruar se ngjarja kishte ndodhur brenda ambienteve shkollore.

Pas intervistimit të të gjitha palëve, përfshirë edhe të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës, Prokuroria vendosi masën e ndalimit prej 48 orësh. Hetimet janë marrë në trajtim nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se më 27 janar 2026 është lëshuar aktvendimi për ndalim ndaj të dyshuarit me inicialet I.SH, për veprën penale të sulmit seksual sipas nenit 229 të Kodit Penal të Kosovës.

Pas pranimit të kallëzimit penal, më 28 janar 2026, Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë ka dorëzuar pranë Gjykatës Themelore në Gjilan kërkesën për caktimin e paraburgimit.

Prokuroria ka bërë me dije se, për shkak se bëhet fjalë për një viktimë të mitur, nuk mund të jepen informacione më të detajuara rreth rastit.

Gjilan

Më shumë nga Lajme

  • 19:55Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje
  • 19:54Abdixhiku takon Hofreiterin, diskutojnë rrugën evropiane të Kosovës
  • 19:30Pentagoni ndryshon kurs: Komandë e re për luftën me robotë e dronë, Musk angazhohet për ushtrinë e së ardhmes
  • 19:00Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente
  • 18:37Zvicër: Dënohet me kusht dhe dëbim arkëtarja kosovare, ka vjedhur 38.000 franga