Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit që u kapën me 40 mijë euro të falsifikuara

GD
Gazeta Demos8 tetor 2025 në 09:50
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit që u kapën me 40 mijë euro të falsifikuara

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj A.TH dhe S.T., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i parasë” dhe “Shpëlarja e parave”.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se A.TH dhe S.T., në bashkëveprim dhe me qëllim të përftimit pasuror, në një periudhë ende të paverifikuar, kanë siguruar para të gatshme, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, të gjitha në kartëmonedha me prerje njëzet ( 20 ) eurosh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, i dyshuari A.TH. ka pasur rol ndërmjetësues në marrëveshje për shitjen e parave të falsifikuara, ndërsa i dyshuari S.T. ishte personi që i posedonte paratë.

Gjatë kontrollit, përveç shumës prej rreth 40 mijë eurosh, të gjitha në kartëmonedha prej 20 (njëzet) eurosh, janë sekuestruar edhe:

1 (një) telefon Samsung A35; 1 (një) telefon Samsung A15; 1 (një) telefon Samsung Galaxy A05S; 1(një) Patentë shoferi.

Prokuroria Speciale vlerëson se, duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer ato, si dhe pasojat që dëmtojnë qarkullimin ekonomik dhe tregun financiar, caktimi i paraburgimit në këtë rast është i domosdoshëm, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 15:09Çlirim Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend, UÇK ka nevojë për një ligj kushtetues
  • 15:04Kompletohet grupi punues për strategjinë shtetërore për Apelin në Hagë, këta janë anëtarët
  • 14:47Putin propozon samit me Trump dhe Xi Jinping për Ukrainën
  • 14:37Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit në Tiranë, thyejnë dyert dhe futen brenda objektit
  • 14:24Skënder Hita letër punonjësve të policisë: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm, nuk do të jeni vetëm