Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këshilli i Mandateve i rekomandon kuvendit rrëzimin e kërkesës së SPAK për Ballukun

GD
Gazeta Demos9 mars 2026 në 13:43
Këshilli i Mandateve i rekomandon kuvendit rrëzimin e kërkesës së SPAK për Ballukun

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i ka rekomanduar Kuvendit rrëzimin e kërkesës së SPAK-ut për autorizimin heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku.

Në raportin 17-faqesh, mazhoranca argumenton se kërkesa e SPAK nuk përmbush standardet ligjore dhe kushtetuese për vendosjen e një mase më të rëndë sigurimi, si arresti në burg ose arresti në shtëpi.

“Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i rekomandon Kuvendit rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes znj. Belinda Balluku. Mosdhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes znj. Belinda Balluku, pasi nga shqyrtimi i materialeve dhe rrethanave të paraqitura në Këshill nuk rezulton të jetë evidentuar domosdoshmëria e vendosjes së një mase të tillë në raport me ushtrimin e mandatit parlamentar dhe funksionimin e institucionit të Kuvendit”, thuhet në raport.

Sipas raportit, masa aktuale e sigurisë ndaj Ballukut, ndalimi i daljes jashtë shtetit, është respektuar plotësisht dhe nuk ka prova se ajo ka tentuar të shmangë drejtësinë apo të pengojë hetimin, shkruan A2CNN.

Këshilli vlerëson se prokuroria nuk ka paraqitur rrethana të reja konkrete që të justifikojnë rëndimin e masës së sigurisë. Zgjerimi i hetimeve apo shtimi i episodeve të dyshuara, sipas raportit, është një zhvillim normal i procesit penal dhe nuk përbën arsye të mjaftueshme për arrest.

Më shumë nga Lajme

  • 22:16Momenti i arrestimit të dy personave që sulmuan kapitenin Besart Ahmeti
  • 22:1480-vjeçari nga Ferizaj humbi gjurmët në Tiranë, kërkohet ndihma e qytetarëve
  • 22:13Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra zjarri në vend, 11 mbeten aktive
  • 22:08Dy të arrestuarit për sulm ndaj kapitenit të Njësive Speciale, Besart Ahmetit, janë djem të një polici të Kosovës
  • 22:06Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga flakët