Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan pasi ndezën fishekzjarre tek hoteli i kombëtares turke

GD
Gazeta Demos31 mars 2026 në 21:49
Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan pasi ndezën fishekzjarre tek hoteli i kombëtares turke

Një veprim i papërgjegjshëm që rrezikoi sigurinë publike ka përfunduar me pranga për dy të rinj në Prishtinë.

Siç mëson Sinjali, ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 31 marsit, kur në rrugën “Tring Ismajli”, dy persona kanë ndezur fishekzjarrë, duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe zonën përreth.

Por kjo nuk ka qenë e gjitha. Rreth 30 minuta më vonë, të njëjtit kanë vazhduar “shfaqjen” e tyre edhe në sheshin e qytetit, pranë hotelit “Swiss”, duke ndezur sërish mjete piroteknike në një nga zonat më të frekuentuara.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar E.D dhe I.SH, të cilët gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar veprimin e tyre.

Me urdhër të prokurores kujdestare, rasti është klasifikuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa të dy janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Rasti është në vijim, ndërsa autoritetet paralajmërojnë masa të rrepta për çdo veprim që cenon sigurinë publike.

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media