Partitë opozitare kanë propozuar emrat e tyre për anëtarë dhe kryetarë e zv. kryetarë të komisioneve parlamentare.
Nga 16 sosh, nëntë pritet të udhëhiqen nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, tri nga PDK-ja, dhe dy nga LDK-ja.
Ndërkaq, nga një komision pritet të kenë në udhëheqje Grupi Multietnik dhe Lista Serbe.
Më poshtë gjeni emrat e anëtarëve dhe udhëheqësve të komisioneve nga partitë e tjera përpos LVV-së:
PDK
Komisioni për legjislacion, mandate, imunitete dhe rregulloren e kuvendit dhe mbikëqyrjen e agjencisë kundër korrupsionit – Përparim Gruda, kryetar dhe Blerta Deliu, anëtare
Komisioni për integrime evropian – Ariana Musliu Shoshi dhe Arian Tahiri, anëtarë
Komisioni për punë të jashtme dhe diasporë – Enver Hoxhaj dhe Elmi Reçica, anëtarë
Komisioni për arsim, shkencë dhe teknologji – Sala Jashari dhe Enver Hoxhaj
Komisioni për ekonomi, industri, ndërmarrësi, tregti dhe inovacion – Uran Ismaili dhe Ferat Shala
Komisioni për mjedis, ushqim, bujqësi, pylltari, zhvillim rural, infrastrukturë dhe transport – Mërgim Lushtaku zv. kryetar dhe Ferat Shala, anëtar
Komisioni për shëndetësi – Uran Ismaili zv.kryetar dhe Artan Behrami, anëtar
Komisioni për administratë publike, digjitalizim, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal – Ariana Musliu Shoshi, kryetare dhe Ganimete Musliu, anëtare
Komisioni për çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes – Rrahman Rama dhe Ganimete Musliu anëtar
Komisioni për ekonomi, industri, ndërmarrësi, tregti dhe inovacion – Artan Behrami dhe sala Jashari anëtarë
Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike – Arben Mustafa, kryetar dhe Eman Rrahmani, anëtar
Komisioni për mbikëqyrjen e agjencisë së Kosovës për inteligjencë – Besa Kabashi Ramaj dhe Rrahman Rama, anëtarë
Komisioni për kulturë, turizëm dhe sport – Arbnore Salihu dhe Blerta Deliu Kodra, anëtare
Komisioni për mirëqenie sociale, viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe për personat e pagjetur
– Arbnore Salihu dhe Besa Kabashi Rama, anëtare
LDK
Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim – Kujtim Shala
Komisioni për legjislacion – Doarsa Kica Xhelili
Komisioni për integrim evropian – Hykmete Bajrami si kryesuese
Komisioni për punë të jashtme dhe diasporë – Lutfi Haziri si zv kryesues I pare
Komisioni për arsim, shkencë dhe teknologji – Jehona Lushaku, anëtare
Komisioni për ekonomi, industri, ndërmarrësi, tregti dhe inovacion – Janina Ymeri si zv kryetare e parë
Komisioni për mjedis, ushqim, bujqësi, pylltari, zhvillim rural, infrastrukturë dhe transport – Ukë Rugova, anëtar
Komisioni për shëndetësi – Armend Zemaj, anëtar
Komisioni për administratë publike, digjitalizim, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal – Ermal Sadiku, anëtar
Komisioni për çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes – Fadil Hadergjonaj si zv.kryetar i parë
Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, familjen dhe vlerat e luftës çlirimtare – Armend Zemaj, anëtar
Komisioni për mbikëqyrje të financave publike – Avdullah Hoti, anëtar
Komisioni për mbikëqyrjen e agjencisë së Kosovës për inteligjencë – Anton Quni, kryetar
Komisioni për kulturë, turizëm dhe sport, – Adelina Thaçi Meta, zv. kryetare e parë
Komisioni për mirëqenie sociale, viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe për personat e pagjetur –Besian Mustafa, anëtar
