Komuna e Gjilanit ka njoftuar se Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka pranuar një donacion nga KFOR-i amerikan, me qëllim të forcimit të kapaciteteve për reagim në situata emergjente.
Me rastin e dorëzimit të donacionit, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it amerikan, nënkolonelin Michael Anderson dhe rreshter majorin komandues Miguel Hernandez, si dhe togerin Hüseyin Arslan nga KFOR-i turk, për mbështetjen dhe bashkëpunimin.




