Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti viziton familjet e "Grupit të Intelektualëve": Serbisë t'i bëhet trysni ndërkombëtare

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 18:50
Kurti viziton familjet e "Grupit të Intelektualëve": Serbisë t'i bëhet trysni ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjet e dy pjesëtarëve të "Grupit të Intelektualëve", Salih Mëziu dhe Idriz Rrecaj.

Përmes në postimi në Facebook, ai tha se familjet që tashmë kanë marrë përgjigje për fatin e familjarëve të tyre, kanë nevojë për drejtësi.

Ai tha se trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbyll dhe klasifikon dosjet është e domosdoshme duke e cilësuar si të vetmen mënyrë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë për t'i dhënë shans drejtësisë.

Postimi i plotë:

Sot në Marinë dhe në Llaushë të Skenderajt vizituam familjet e veprimtarëve Salih Mëziu dhe Idriz Rrecaj, pjesë e "Grupit të Intelektualëve" të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë nga forcat e armatosuara të Serbisë në prill të vitit 1999, mbetjet mortore të të cilëve u gjetën në varrezën masive në Zubin Potok dhe të cilët u identifikuan javë më parë nëpërmjet ADN-së. Këto dy familje, sikur ajo e Adem Beqirit i cili u varros më 3 tetor, kanë marrë përgjigje por kanë nevojë për drejtësi.

Për më të dashurit e më shumë se 1500 personave tjerë ende të zhdukur nga lufta e fundit, dhimbja është tejet e madhe, ndërsa pritja përplot ankth. Trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbron e glorifikon kriminelët, fsheh e mohon krimet, sikurse mbyll e klasifikon dosjet, teksa vazhdon me mendësinë e viteve të '90-ta, përveçse e domosdoshme, është e vetmja mënyrë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë dhe për t'i dhënë shans drejtësisë.

familjetgrupitintelektualëve

Të ngjashme

Tragjedia që mori jetën e dy të rinjve kosovarë në Itali, sigurimi paguan miliona për familjet

Tragjedia që mori jetën e dy të rinjve kosovarë në Itali, sigurimi paguan miliona për familjet

18:47

Më shumë nga Lajme

  • 20:13Ariu mbeti në gjemba në Junik, shpëtohet nga komuniteti
  • 20:06Bajrami kritikon Qeverinë Kurti për gjuhën ndaj gazetarëve: Kur s’iu konvenon, gazetari bëhet armik, njeri i Rusisë a i Serbisë
  • 20:00Kosova thyen rekord negativ me energjinë elektrike – Importi i rrymës trefishohet, qytetarët përballen me çmime të larta
  • 19:36"Bomani qaren, marova..", Tafë Çeku rrëfen se si i vdiq në duar dëshmori Jeton Dabiqaj
  • 19:29Çka i premtoi babai të burgosurës pasi ajo të dal nga aty?