Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KFOR mbledh komunitetet fetare në Pejë: Përmes dialogut mund të ndërtojmë të ardhmen

GD
Gazeta Demos19 qershor 2026 në 11:19
KFOR mbledh komunitetet fetare në Pejë: Përmes dialogut mund të ndërtojmë të ardhmen

Komanda Rajonale Perëndim (RC-W), në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka organizuar në Kampin “Villaggio Italia” në Pejë një takim ndërfetar me temën “Përmes zgjedhjes së dialogut, mund të ndërtojmë të ardhmen”, duke mbledhur përfaqësues të komuniteteve myslimane, ortodokse, katolike, hebraike dhe tarikatëve nga zona e përgjegjësisë së RC-W.

Takimi u drejtua nga komandanti i RC-W, koloneli Federico Mora, dhe kishte për qëllim promovimin e dialogut, mirëkuptimit dhe forcimin e besimit ndërmjet komuniteteve fetare në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti shërbeu si një forum i hapur dhe i paanshëm për shkëmbimin e ideve dhe nxitjen e bashkëjetesës. Diskutimet u pasuruan nga reflektime të të rinjve mbi paqen, respektin e ndërsjellë dhe jetesën e përbashkët, ndërsa nxënësit e Shkollës së Artit në Pejë prezantuan punime artistike që përcollën mesazhe të dialogut dhe harmonisë.

“Përmes zgjedhjes së dialogut, mund të ndërtojmë të ardhmen”, ishte mesazhi qendror i aktivitetit, i cili vuri në pah rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

KFOR theksoi se organizime të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të bashkëpunuar me të gjitha komunitetet në Kosovë, duke nxitur mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë, si dhe duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.

Në njoftim rikujtohet se KFOR vazhdon zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, duke vepruar në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policia e Kosovës dhe EULEX.

Më shumë nga Lajme

  • 11:27AAK dërgon në Prokurori vendimet e Qeverisë për 18 komisione, Tahiri paralajmëron kallëzim penal
  • 11:14Vetaksident në Llaushë, vetura rrokulliset e del jashtë rrugës
  • 11:05Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës
  • 11:03I dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën, përfundon në pranga i dyshuari në Shtërpcë
  • 11:03Rrahu gruan dhe dy vajza dhe tentoi t’ia vë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas