Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KFOR ndan detaje nga vizita e kongresistëve amerikanë, në “Film City”

GD
Gazeta Demos27 maj 2026 në 19:33
KFOR ndan detaje nga vizita e kongresistëve amerikanë, në “Film City”

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti në takim Keith Self, përfaqësues i SHBA-së për Teksasin dhe kryetar i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropën, të shoqëruar nga Suhas Subramanyam, përfaqësues i SHBA-së për Virxhinian dhe anëtar i lartë i Nënkomitetit Mbikëqyrës për Punët e Jashtme dhe Ushtarake.

Takimi u mbajt në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë.

“Takimi i dha një mundësi Komandantit të përshkruante situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Me këtë rast, Gjeneral Major Ulutaş shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të vlefshëm të Shteteve të Bashkuara në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 18:57"Ja u ka shpërla trurin Albin Kurti" i moshuari i drejtohet Pacollit, ky është reagimi i saj
  • 18:55Tragjedia në Shëngjin, zbulohet emri i personit të vdekur dhe atij që mbeti i lënduar – u prenë nga helika e gomones
  • 18:48Tekstet mësimore, MASh del me njoftim
  • 18:32Armë dhe varreza masive në Zubin Potok, Kosova kërkon reagim ndërkombëtar ndaj Serbisë
  • 18:21“Veprime emergjente”, Rizvanolli kërkon hetim administrativ për vdekjen e punëtorit të KEK-ut