Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KFOR vendos 114 tabela përgjatë kufirit Kosovë-Serbi: Ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale

GD
Gazeta Demos30 shtator 2025 në 21:26
KFOR vendos 114 tabela përgjatë kufirit Kosovë-Serbi: Ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale

KFOR ka njoftuar se ka vendosur tabela të reja përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e KFOR thuhet se janë vendosur 114 tabela në zona malore dhe të pyllëzuara për të shënuar zonën ku operon KFOR’it dhe për të zvogëluar rrezikun e kalimeve aksidentale në anën tjetër të kufirit.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tij për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë edhe përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare”, thuhet në njoftim.

Në fund të njoftimit thuhet se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

KFORtabela

Më shumë nga Lajme

  • 18:32Sveçla: Asnjë procedurë e prokurimit nuk e ndal përkushtimin tonë për zhvillimin e Policisë
  • 18:28Ndërpritet mbledhja për rastin e Arlinda Zekajt, LVV kundërshtoi përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në hetim
  • 18:14Aksident fatal me motoçikletë në Gjonaj, vdes 22-vjeçari
  • 17:55Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
  • 17:22Haxhiu në ceremoninë e diplomimit të policëve të rinj: Mendësia patriarkale është në kundërshtim me detyrën tuaj