Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kina kritikon idenë se është përfshirë në “konkurrencë keqdashëse” lidhur me inteligjencën artificiale

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 21:25
Kina kritikon idenë se është përfshirë në “konkurrencë keqdashëse” lidhur me inteligjencën artificiale

Kina ka reaguar kundër asaj që e ka quajtur “narrativa kërcënimi” mbi qeverisjen e IA-së dhe ka paralajmëruar kundër “angazhimit në konfrontim dhe konkurrencë dashakeqe”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Kjo vjen pas thirrjeve të CEO-s së Anthropic, Dario Amodei, për një ngadalësim të zhvillimit të IA-së – por në një mënyrë që e pengon Kinën të ecë përpara në garën e IA-së.

Gjatë javës së kaluar, ekspertë të industrisë në laboratorët kryesorë të inteligjencës artificiale në SHBA kanë paralajmëruar me terma jashtëzakonisht të ashpër rreth kërcënimit potencial që paraqet IA, me disa që thonë se mund të zhdukë njerëzimin.

Por Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se përparësia e tij është të sigurohet që SHBA-të ta zhvillojnë teknologjinë më shpejt se Kina.

Të hënën, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Guo Jiakun, u tha gazetarëve se “narrativat e kërcënimit, konfrontimit dhe konkurrencës dashakeqe shërbejnë vetëm për të prishur procesin e qeverisjes globale të IA-së dhe nuk janë në interesin e askujt”.

“Të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për të avancuar IA-në në një mënyrë që është e hapur, gjithëpërfshirëse, e dobishme për të gjithë dhe e orientuar drejt së mirës”, shtoi ai.

Komentet e tij nxjerrin në pah vështirësitë në arritjen e një marrëveshjeje midis dy fuqive kryesore të botës në fushën e inteligjencës artificiale.

kinaartificialekonkurrencë

Të ngjashme

Kina godet sërish Real Madridin dhe Mbappén, ndërpritet transmetimi i ndeshjes së radhës

Kina godet sërish Real Madridin dhe Mbappén, ndërpritet transmetimi i ndeshjes së radhës

16:42

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare
  • 22:58Kosova dhe Gjermania diskutojnë avancimin e transformimit digjital
  • 22:29KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
  • 22:02Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës
  • 21:22Nisin hetime në Serbi për arsyet që Milan Radoiçiqi nuk u çua në paraburgim