Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kisha historike e Amsterdamit përfshihet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

GD
Gazeta Demos1 janar 2026 në 12:50
Kisha historike e Amsterdamit përfshihet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Banorët në Amsterdam u evakuuan nga shtëpitë e tyre pasi një zjarr i madh përfshiu kishën historike Vondelkerk në qytet, të enjten në mëngjes .

Sipas mediave lokale, dyshohet se ndërtesa, e cila daton nga viti 1880 dhe është një atraksion i njohur turistik, është goditur nga fishekzjarret.

Pamjet tregojnë flakët që përhapen me shpejtësi nëpër ndërtesë, ndërsa zjarrfikësit punojnë për të shuar zjarrin.

Kisha është projektuar nga një prej arkitektëve më të njohur të Holandës, Pierre Cuypers, i cili është gjithashtu autor i Rijksmuseumit dhe Stacionit Qendror të Amsterdamit.

Së fundmi, kisha përdorej si hapësirë për koncerte dhe ngjarje të tjera kulturore./ BBC /

Më shumë nga Lajme

  • 23:29Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
  • 23:22Pushteti i ri në Beograd, pa shenja për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës
  • 22:25Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
  • 21:43Bajrami kritikon Kurtin për projektbuxhetin e 2027-tës: Së pari në parti, pastaj në institucione