Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Klinaku deklarohet pas vendimit të Gjykatës: Vendim i drejt, nuk kishte vepër penale

GD
Gazeta Demos19 dhjetor 2025 në 13:50
Klinaku deklarohet pas vendimit të Gjykatës: Vendim i drejt, nuk kishte vepër penale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut, duke pushuar procedurën penale ndaj tij për veprën penale “Kanosja” ndaj kryeministrit Albin Kurti. Procedura penale do të vazhdojë vetëm ndaj të akuzuarit tjetër, Nuredin Selmani.

Klinaku ka thënë se vendimi ishte i pritshëm dhe ka shprehur bindjen se nuk kishte kryer vepër penale.

“Faktikisht, edhe kur u ngrit aktakuza, unë e kam thënë se vepër penale nuk ka pasur. Për këtë arsye kemi ndjekur procedurat penale dhe kemi ushtruar të drejtën e ankesës përmes avokatit tonë,” ka deklaruar për Indeksin ai.

Aktvendimi i Gjykatës, i siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, është nxjerrë më 20 nëntor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rahman Beqiri, pas shqyrtimit të kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hedhjen e aktakuzës, të paraqitur nga mbrojtësi i Klinakut, avokati Ramë Dreshaj. Ndaj këtij vendimi nuk lejohet ankesë në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktvendimit, aktakuza e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës e datës 1 gusht 2025, për kanosje ndaj kryeministrit, është hedhur pjesërisht, duke përjashtuar Faton Klinakun nga procedura penale. Gjykata ka konstatuar se nuk ka pasur kërkesë pasurore-juridike dhe shpenzimet e procedurës për këtë pjesë të aktakuzës do të mbulohen nga buxheti i gjykatës.

Faton Klinaku ishte akuzuar se më 29 gusht 2023 kishte kërcënuar kryeministrin Kurti përmes rrjetit social Facebook, duke shkruar se më parë do ta vriste Kurti sesa ta lejonte të largohej nga Kosova. Sipas aktakuzës, ai kishte përsëritur kërcënimin edhe më 30 gusht 2023.

Ndërkohë, procedura penale vazhdon për Nuredin Selmanin, i cili akuzohet për veprime të ngjashme kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti, duke përfshirë postime në rrjetet sociale dhe deklarata në emisione televizive, si dhe posedim të armëve të gjata luftarake.

faton klinaku

Më shumë nga Lajme

  • 19:04Gjendja e rëndë, personi që mbeti i lënduar në Gjilan po operohet në QKUK
  • 18:49Rrjeti i Grave të Kosovës reagon pas vrasjes në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon marrjen e jetës së një gruaje
  • 18:47Tragjedia që mori jetën e dy të rinjve kosovarë në Itali, sigurimi paguan miliona për familjet
  • 18:47Haxhiu reagon pas rastit në Gjilan: Pres nga institucionet zbardhjen e plotë të rrethanave
  • 18:20Ish-presidentja Vjosa Osmani reagon për rastin tragjik në Gjilan