Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Koalicioni AAK-LVV në Fushë Kosovë, Haradinaj i prerë: S’kemi ndërruar qëndrimin për Kurtin

GD
Gazeta Demos23 tetor 2025 në 21:25
Koalicioni AAK-LVV në Fushë Kosovë, Haradinaj i prerë: S’kemi ndërruar qëndrimin për Kurtin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka deklaruar se është gabim çdo koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, në cilindo nivel.

Por, ai ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vendim që degët të vendosin vetë se me kë duan të hynë në koalicione.

“Komuna me komunë po ka dallim, elektorati prej elektorati ka dallim. Ta marrim shembull, nuk mund ta krahasojmë LDK-në e Gjakovës me LDK-në e Pejës, ose të Klinës me të Rahovecit. Dhe kjo neve në nivel nacional nuk na lejon të kemi një komandë tipik ushtarake, që me thënë jo me këtë subjekt politik. Me qenë shumë i sinqertë, e në publik nuk ka dal por subjektet tjera opozitare, të gjitha me të gjithë, po bëjnë koalicione në nivel komunal”, tha Haradinaj.

Ai më tej, tha se qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë, se Albin Kurti është i dëmshëm për vendin.

“Qëndrimi jonë i prerë është, që vazhdimi i mandatit të Kurtit është humbje e madhe për Kosovën. Nuk e kemi ndërruar ne këtë qëndrim. Unë personalisht kam nevojë për LVV-në në Junik, se i ka 380 vota. Hipotetikisht nesër nëse Agron Kuqi bënë koalicion me LVV-në në Junik, 90% e atyre zyrtarëve të LVV-së në Junik janë ish-AAK”, tha Haradinaj.

AAKDaut Haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 22:59Çitaku: PDK e interesuar për formimin e institucioneve, por jo për pazare me Kurtin
  • 22:54Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, humb jetën tragjikisht në aksident me motor
  • 22:47POLICIA jep detaje për vdekjen e 29 vjeçarit në Prishtinë
  • 22:36Vdes 29-vjeçari pasi rrëzohet nga motori në Prishtinë
  • 22:34Abdixhiku tregon se a është përmendur më herët në takime me Kurtin emri i Sejdiut për president