Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Koci, Grudës: Mos u ngut, miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton se ato nuk shqyrtohen në Hagë

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 17:17
Koci, Grudës: Mos u ngut, miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton se ato nuk shqyrtohen në Hagë

Avokati i njohur, Arianit Koci, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, lidhur me sqarimet që ky i fundit i bëri për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Më herët, Gruda tha se, me ndryshimet që kanë propozuar në ligj, Dhomës së Specializuar Kushtetuese i është hequr shprehimisht kompetenca për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit, në çfarëdo forme.

Lidhur me këtë, Koci shkroi se shprehja “në përputhje me ligjin e veçantë” nuk do të thotë që Kuvendi, përmes një ligji, të bartë kompetencën nga njëra përbërje e Gjykatës, te tjetra.

“Këtu është problemi: edhe vetë dispozita që synon me ia heqë kompetencën Dhomës në Hagë mund të kundërshtohet para saj, me arsyetimin se bie ndesh me nenin 162(3) të Kushtetutës” thotë Koci.

Sipas avokatit, që të ndihmohen çlirimtarët, duhen hapa juridikë të menduar mirë.

Ky është reagimi i plotë i avokatit:

Mos u ngut, z. Gruda: miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton se ato nuk do të shqyrtohen në Hagë.

Kompetenca e Dhomës së Specializuar Kushtetuese në Hagë ka bazë në nenin 162(3) të Kushtetutës. Me ndryshimet e propozuara, kësaj Dhome synohet t’i hiqet kompetenca me shqyrtu nëse Ligji për Specialen dhe ndryshimet e tij janë në pajtim me Kushtetutën. Këtë shqyrtim parashihet ta bëjë Gjykata Kushtetuese në përbërjen e saj të rregullt në Prishtinë.

Por shprehja “në përputhje me ligjin e veçantë” nuk do të thotë vetvetiu se Kuvendi mundet, përmes një ligji, me e bartë këtë kompetencë nga njëra përbërje e Gjykatës te tjetra. Këtu është problemi: edhe vetë dispozita që synon me ia heqë kompetencën Dhomës në Hagë mund të kundërshtohet para saj, me arsyetimin se bie ndesh me nenin 162(3) të Kushtetutës.

Për mua, deputetët që votuan pro këtij rregullimi kushtetues më 2015 gabuan. Sot nuk na lejohet me gabu prapë.

Çlirimtarëve tanë ua dua të mirën. Për me iu ndihmu, na duhen hapa juridikë të menduar mirë dhe punë profesionale.

Pasojat duhet me i peshu para se me vepru.

kocihagëngut

Të ngjashme

Von der Leyen për aktgjykimin në Hagë: Ka shkaktuar emocione të fuqishme në Kosovë

Von der Leyen për aktgjykimin në Hagë: Ka shkaktuar emocione të fuqishme në Kosovë

14:36

Më shumë nga Lajme

  • 18:06Vdes zyrtari policor Enver Zogaj
  • 17:47Haziri: S’jemi 12, por 18 deputetë që mund ta votojmë Presidentin
  • 17:33Rivarroset Adem Beqiri, viktimë e zhdukjes me dhunë gjatë luftës
  • 17:18Ky është vendi ku do të mbahet takimi Kurti-Hamza
  • 16:20Hamza përfundon takimin në PDK: Ligji duhet me u aprovu, po shkoj në takim te Kurti