Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Koci kërkon ndërhyrjen e shtetit për arrestimet në Serbi: Duhet të koordinohemi për mbrojtjen e qytetarëve tanë

GD
Gazeta Demos16 gusht 2026 në 21:02
Koci kërkon ndërhyrjen e shtetit për arrestimet në Serbi: Duhet të koordinohemi për mbrojtjen e qytetarëve tanë

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka shkruar në lidhje me arrestimet e shtetasve të Kosovës në Serbi.

Në lidhje me këtë temë, Koci ka thënë se si shtet duhet dhe mund të bëjnë shumë më tepër.

“Pasi i kam përcjellë këto raste ndër vite dhe kam marrë pjesë në mbrojtjen e shumë personave të arrestuar, më është krijuar një përshtypje: sa herë në Kosovë zbulohet një varrezë masive apo dalin prova të reja për krimet e forcave serbe, Serbia reagon edhe me arrestime të shtetasve tanë. Përmes këtyre rasteve tentohet me u kriju narrativa se krime kanë kryer të dy palët. Prandaj, shteti duhet me u marrë shumë më seriozisht me mbrojtjen e qytetarëve tanë në Serbi”, ka shkruar Koci.

Ai ka thënë se deri tani nuk ka kërkuar asgjë nga shteti, por sipas tij, situata tani ka ndryshuar.

“Autoritetet serbe kanë filluar me më pengu dhe me ushtru presion serioz ndaj meje. Tri herë jam ndaluar edhe duke udhëtuar me veturë diplomatike, në praninë e shefit të Zyrës së Kosovës në Beograd. Po iu pengon angazhimi im.Nuk frikësohem.Por në këto rrethana ky angazhim duhet me u koordinu me shtetin”, ka shtuar Koci.

Ai ka thënë se si avokat nga Kosova nuk mundet ta ushtroj profesionin në Serbi, por ka thënë se mund ta koordinoj mbrojtje, t’i këshilloj avokatët atje dhe të ndihmoj me prova e argumente pasi ka thënë se e njeh kontekstin dhe rrethanat e luftës shumë mirë.

“Në shumë raste ku kam qenë i kyçur, të arrestuarit janë liruar. Prandaj tash, kur arrestimet janë shtuar dhe autoritetet serbe kanë filluar me më pengu në punën time, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës i kam ofruar, shërbime falas, dhe propozime konkrete për mbrojtjen juridike. Në vend të koordinimit, kam hasur në neglizhencë, mungesë interesimi dhe bartje të përgjegjësisë. Madje, propozimet janë refuzuar në mënyrë joformale, si pa bazë juridike, nga persona që nuk janë fare juristë”, ka shtuar ai.

Koci ka thënë se zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Dačić, del publikisht me pretendime ndaj të arrestuarve para se të vendosë gjykata.

“Shkelet prezumimi i pafajësisë, ushtrohet presion mbi drejtësinë në Serbi dhe rrezikohet siguria e shqiptarëve të arrestuar në burgjet e Serbisë. Nëse ata reagojnë, duhet me reagu edhe ne. Sot kryeministri Kurti reagoi për qytetarët e Kosovës të lënduar në Vlorë. Mirë bëri. Të njëjtën ndjeshmëri duhet me e pasë edhe për qytetarët tanë të arrestuar në Serbi”, ka shtuar Koci.

Ai ka thënë se problem tjetër është raporti me familjet.

“Shpesh duhet me shku disa herë në Ministri. Kur bëjnë presion përmes mediave, interesimi institucional rritet. Ministri duhet me i pritë, me ua dëgju hallin dhe me ua tregu çka po bën shteti. Në gjithë këtë situatë, dua me e veçu Jetish Jasharin, shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd. Diplomat i mirë po bën punë të madhe me mundësi të kufizuara. Është i vetëm, ndonëse marrëveshja parasheh dy diplomatë. Vetura zyrtare i ka rreth 700 mijë kilometra. Kjo është një prej pikave tona diplomatike më të vështira dhe më të rëndësishme. Prandaj, kjo neglizhencë ndaj asaj zyre, nuk duhet të ndodhë. Sidoqoftë, e përsëris, krejt kjo situatë është më e madhe se fati i një qytetari të arrestuar”, ka shtuar Koci.

kociserbiduhet

Të ngjashme

Rrustemi nuk përjashton takimet për Presidentin: Ditët janë të pakta, duhet t’i intensifikojmë

Rrustemi nuk përjashton takimet për Presidentin: Ditët janë të pakta, duhet t’i intensifikojmë

09:24
Gucati insiston për largimin e Gërvallës: Duhet të largohet dhe t’i kërkojë falje opinionit

Gucati insiston për largimin e Gërvallës: Duhet të largohet dhe t’i kërkojë falje opinionit

18:49
Hoxhaj: Kosova duhet ta dërgojë aktgjykimin e Speciales në Komisionin e Venecias

Hoxhaj: Kosova duhet ta dërgojë aktgjykimin e Speciales në Komisionin e Venecias

21:40
Koci thotë se u kërcënua me pus'hkatim nga disa komentues në Facebook, përmend videon e N'Demos ku mbronte të akuzuarin për kr'ime Iufte në Malishevë

Koci thotë se u kërcënua me pus'hkatim nga disa komentues në Facebook, përmend videon e N'Demos ku mbronte të akuzuarin për kr'ime Iufte në Malishevë

21:17

Më shumë nga Lajme

  • 14:17Vuçiq bisedon me Putinin, i kumton se do të japë dorëheqje
  • 14:12Krasniqi: U dënua UÇK-ja, jo individët
  • 13:47Deklarata për Specialen: Kuvendi synon ta kundërshtojë aktgjykimin dhe paralajmëron ndryshim të Ligjit
  • 13:39FSK dhe Ushtria Turke zhvillojnë trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit
  • 13:06Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president