Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kolona dhe pritje deri në katër orë në pikat kufitare me Serbinë

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 15:35
Kolona dhe pritje deri në katër orë në pikat kufitare me Serbinë

Pritje të gjata dhe kolona kilometrike automjetesh janë duke u regjistruar në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, ku pritjet kanë shkuar deri në katër orë.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), fluksi më i rënduar paraqitet në pikëkalimin e Jarinjës, ku pritjet në dalje arrijnë deri në 4 orë, teksa kolona e veturave arrin në 3.5 km.

Edhe në hyrje të kësaj pike qytetarët po përballen me pritje deri në 3 orë.

Situatë e ngjashme është krijuar edhe në Merdarë, ku për të dalë nga territori i Kosovës pritjet zgjasin nga 90 deri në 120 minuta, me një kolonë automjetesh që arrin deri në 3 km.

Në hyrje të kësaj pike kalimi pritjet janë 30 deri në 40 minuta.

Fluks automjetesh raportohet edhe në pikat e tjera me Serbinë.

Këto pritje gjatë së dielës kanë ardhur si pasojë e zgjedhjeve në Serbi, me ç'rast qytetarë nga komuniteti serb në Kosovë kanë shkuar për të votuar.

Ndërkaq, në të gjitha pikat e tjera kufitare të Republikës së Kosovës me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi (përfshirë Vërmicën, Hanin e Elezit, Kullën dhe Glloboqicën), qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pa vonesa, me pritje prej 3 deri në 5 minuta.

pritjepikatkolona

Më shumë nga Lajme

  • 21:34​Zgjedhjet në Serbi, dalin rezultatet e para
  • 21:30Korçë: Plagoset me thikë 19-vjeçari, kapet autori i dyshuar
  • 21:08Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
  • 21:07Protesta e 13-të e studentëve në Tiranë mbyllet me përplasje e molotov
  • 21:00Lëvizja studentore në Serbi u bën thirrje qytetarëve atje t’i shmangin pikat me prani të shtuar të policisë