Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kolona kilometërshe në autostrada – pamjet ajrore shfaqin trafikun marramendës në rrugët kroate

GD
Gazeta Demos19 korrik 2025 në 13:31
Kolona kilometërshe në autostrada – pamjet ajrore shfaqin trafikun marramendës në rrugët kroate

Pamje mbresëlënëse nga ajri tregojnë trafikun e rënduar që ka përfshirë autostradat kryesore të Kroacisë në këtë fundjavë, ndërsa mijëra turistë dhe qytetarë vendas janë nisur drejt bregdetit.

Pamjet, të realizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me HAK-un (Automobili Klub Kroat), tregojnë kolona të gjata makinash që shtrihen për kilometra të tëra në drejtim të jugut, raporton index.hr.

Disa nga segmentet më të ngarkuara përfshijnë hyrjen në Zagreb përmes Trakoshçan në A2, ku radhët arrijnë deri në 6 kilometra, si dhe nyjet kyçe në autostradën A1 pranë Luçko dhe Bosilevo.

🚘Stanje u prometu – čvor Lučko, stanje u 9:10 sati ⬇️ pic.twitter.com/QEyQx2bu0P

Sipas autoriteteve, kjo është një nga fundjavat më të ngarkuara të sezonit, me rritje të dukshme të qarkullimit si nga turistët e huaj, ashtu edhe nga pushuesit vendas. Policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.

“Qarkullimi është i dendur, por po zhvillohet në mënyrë të kontrolluar. I bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të mbajnë distancën e sigurisë dhe të jenë të duruar,” thuhet në njoftimin e HAK-ut.

Kjo situatë pritet të zgjasë përgjatë gjithë fundjavës, ndërkohë që autoritetet apelojnë për shmangien e udhëtimeve gjatë orëve të pikut dhe për ndjekjen e udhëzimeve të policisë rrugore.

Më shumë nga Lajme

  • 11:14Vetaksident në Llaushë, vetura rrokulliset e del jashtë rrugës
  • 11:05Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës
  • 11:03I dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën, përfundon në pranga i dyshuari në Shtërpcë
  • 11:03Rrahu gruan dhe dy vajza dhe tentoi t’ia vë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas
  • 11:02Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut