Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 11:05
Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjos Osmani, e ka mirëpritur hapjen e urës kryesore mbi kumin Ibër në Mitrovicë si dhe kalimin e përgjegjësive për sigurinë te Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani ka thënëse këto zhvillime janë të mirëseardhura dhe ndihmojnë në integrimin e plotë të çdo pjese të territorit të Kosovës.

Ajo ka rikujtuar se për më shumë se 27 vjet ndarja e Mitrovicës, sipas saj, ka shkaktuar pasiguri dhe probleme në sundimin e ligjit.

''Për më shumë se 27 vjet, ndarja e Mitrovicës, përveçse krijoi pasiguri dhe probleme në sundimin e ligjit, mundësoi spastrimin etnik të shqiptarëve dhe uzurpimin e pronave të tyre, e njëkohësisht i dha Serbisë alibi për të vazhduar me ëndrrat e saj hegjemoniste për ndarjen e Kosovës'', shkroi ajo.

Postimi i plotë i Osmanit:

Hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe kalimi i përgjegjësive te Policia e Kosovës janë zhvillime të mirëseardhura, që ndihmojnë edhe më tej integrimin e plotë të çdo pjese të territorit të vendit tonë.

Për më shumë se 27 vjet, ndarja e Mitrovicës, përveçse krijoi pasiguri dhe probleme në sundimin e ligjit, mundësoi spastrimin etnik të shqiptarëve dhe uzurpimin e pronave të tyre, e njëkohësisht i dha Serbisë alibi për të vazhduar me ëndrrat e saj hegjemoniste për ndarjen e Kosovës.

Prandaj, qarkullimi i lirshëm mbi urën kryesore të lumit Ibër, përveçse bashkon njerëz, mbi të gjitha është një hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh. Përkundër vonesave të mëdha, ky hap do të ndihmojë në rritjen e nivelit të sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në vendin tonë.

Mirënjohje për të gjitha institucionet e angazhuara ndër vite për të arritur deri këtu, e në veçanti për Policinë e Kosovës, e cila vazhdon të mbajë barrën kryesore për sigurinë në çdo pëllëmbë të territorit tonë dhe për çdo qytetar të vendit tonë.

kosovësibërplotë

Të ngjashme

Bajrami për vendimin e Speciales: Është dënuar shteti i Kosovës, katërshja e UÇK’së kanë marrë një dënim shumë të madh

Bajrami për vendimin e Speciales: Është dënuar shteti i Kosovës, katërshja e UÇK’së kanë marrë një dënim shumë të madh

19:32
“Kosova Republikë”/ Kurti kujton referendumin e ’91-tës

“Kosova Republikë”/ Kurti kujton referendumin e ’91-tës

17:45
Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

17:17
E mban emrin e gjyshit të tij që ra dëshmor, Vesel Demaku zbulon se pse e zgjodhi Kosovën para Austrisë

E mban emrin e gjyshit të tij që ra dëshmor, Vesel Demaku zbulon se pse e zgjodhi Kosovën para Austrisë

16:51

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK