Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim pjesëtarët e FSK-së të cilët përfaqësuan FSK-në në garën “Ushtari më i mirë”, të zhvilluar në shtetin e Ajova-s, SHBA.

Pjesëtarët e FSK-së arritën rezultate të larta, ku u renditën në vendin e dytë në këtë garë, duke dëshmuar nivel të lartë të përgatitjes profesionale, fizike dhe ushtarake.