Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komandanti i FSK-së takon zyrtarin e Gardës Kombëtare të Ajovës

GD
Gazeta Demos9 qershor 2026 në 16:08
Komandanti i FSK-së takon zyrtarin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Në vazhdën e bashkëpunimit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Zëvendës Adjutantin dhe udhëheqshin e Gardës Ajror të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Brigade Mark A. Muckey, dhe stafin e tij.

Fillimisht, Gjeneral Jashari e falënderoi Gjeneral Muckey për mbështetjen e vazhdueshme të Gardës Kombëtare të Ajovës në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar si ‘storie suksesi’ e partneritetit të këtij lloji, përcjell Klankosova.tv.

Gjithashtu, Jashari e informoi për zhvillimet aktuale në FSK dhe për rolin e rëndësishëm në garantimin e sigurisë në vend, duke theksuar kontributin e rëndësishëm të saj në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Në anën tjetër, Muckey e përgëzoi Jasharin për lidershipin e tij dhe arritjet e deritanishme të FSK-së, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së forcës Ajrore të GKA, në procesin e zhvillimit të mbrojtjes së hapësirës ajrore.

Gjatë takimit, të dy gjeneralët vlerësuan progresin e konsiderueshëm të arritur nga FSK-ja në zhvillimin, modernizimin dhe avancimin e kapaciteteve të saj operacionale.

Ata gjithashtu shprehën vlerësim të lartë për profesionalizmin, performancën dhe nivelin e lartë të ndërveprueshmërisë së personelit në kuadër të aktiviteteve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Në përmbyllje të takimit, gjeneralët riafirmuan përkushtimin e tyre për avancimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, duke e cilësuar atë si një partneritet me rëndësi të veçantë strategjike.

Në këtë kontekst, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës u vlerësua si një faktor kyç për garantimin e sigurisë, stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në rajon.

Më shumë nga Lajme

  • 14:00AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve
  • 13:48Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët
  • 12:54Zjarri përfshiu një sallon për kafshë shtëpiake në Zagreb, zjarrfikësit shpëtuan vajzën dhe qenin e saj
  • 12:38Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues
  • 12:21Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar