Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 21:42
153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë

153 pjesëtarë të kontingjentit të 46-të kroat do t’i bashkohen operacionit të NATO-s për mbështetjen e paqes, KFOR, në Kosovë.

Në mesin e tyre janë edhe shtatë gra.

Ceremonia e përcjelljes së kontingjentit u mbajt të enjten në kazermën “7. Gardijska brigada Puma”, në Varazhdin të Kroacisë.

Komandant i kontingjentit të 46-të kroat është koloneli Roman Kelneriç.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë, Drago Matanoviç, tha se operacioni i KFOR-it ka rëndësi të veçantë për Kroacinë, pasi Kosova ndodhet në fqinjësinë e saj të drejtpërdrejtë.

Ndërkaq, gjeneral brigade Zheljko Ljubas u bëri thirrje ushtarëve që t’i kryejnë detyrat me profesionalizëm, të kujdesen për sigurinë e tyre dhe të përfaqësojnë denjësisht Kroacinë.

Pjesën më të madhe të kontingjentit e përbëjnë pjesëtarët e batalionit të dytë të mekanizuar “Puma”.

Ushtarët kroatë do të angazhohen në disa ekipe të specializuara, në tri lokacione: në kampin “Film City” në Prishtinë, në APOD-in e Sllatinës, afër Prishtinës, dhe në kampin “Villaggio Italia” në Pejë.

“Forcat e Armatosura të Kroacisë marrin pjesë në operacionin e KFOR-it që nga viti 2009, me qëllim të kontributit në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe stabil, si dhe në mbështetje të institucioneve të sigurisë së Kosovës”, njofton Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë (MORH).

kfor-itkroatëkosovë

Të ngjashme

Komandanti i KFOR-it në Tiranë, flet për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Tiranë, flet për situatën e sigurisë në Kosovë

18:51
Kusari-Lila takon ambasadoren finlandeze, diskutojnë për investimet në Kosovë

Kusari-Lila takon ambasadoren finlandeze, diskutojnë për investimet në Kosovë

21:23
Më pak kurorëzime, e më shumë ndarje në Kosovë

Më pak kurorëzime, e më shumë ndarje në Kosovë

09:29
Dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, pamje nga shtëpia e tij - përreth forcat e EULEX-it

Dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, pamje nga shtëpia e tij - përreth forcat e EULEX-it

08:42

Më shumë nga Lajme

  • 22:09Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
  • 22:07Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion
  • 21:56Simulime për trazira, evakuime ajrore dhe mjete shpërthyese, KFOR jep detaje për trajnimin e përbashkët me Policinë e EULEX’in
  • 21:43Studentët paralajmërojnë protestë para Rektoratit, kërkojnë shkarkimin e rektorit
  • 21:19Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?