Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Komandati i KFOR-it takon Sveçlën, flasin për situatën e sigurisë

GD
Gazeta Demos19 janar 2026 në 19:55
Komandati i KFOR-it takon Sveçlën, flasin për situatën e sigurisë

Pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi përmirësimin e mëtejshëm të komunikimit dhe bashkëpunimit midis KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, kanë qenë temë diskutimi gjatë takimit që ka pasur komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në këtë takim, sipas njoftimit të këtij misioni, Ulutash ka theksuar angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në siguri, në të gjithë Kosovën e rajonin.

“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi përmirësimin e mëtejshëm të komunikimit dhe bashkëpunimit midis KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Gjenerali Ulutash theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe rajonin e gjerë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka ripërsëritur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, përfundon njoftimi KFOPR-it për takimin që ka pasur komandanti i këtij misioni Ulutazh me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 11:20Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1
  • 10:54Presidentja Shiroka Pula: Alfabeti shqip, dëshmi e qëndresës dhe identitetit kombëtar
  • 10:18Zjarr në një banesë në orët e para të mëngjesit në Ferizaj, evakuohen banorët – lëndohet një zjarrfikës
  • 10:01Tërshani: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të rënda institucionale në rastin e Arlinda Zekajt
  • 09:59Kosova ndan mbi 82 milionë euro për skemat sociale në tetor, ja kush përfitoi më së shumti