Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KOMF kërkon reagim të menjëhershëm institucional ndaj dhunës ndaj një 12-vjeçareje

GD
Gazeta Demos23 gusht 2026 në 12:06
KOMF kërkon reagim të menjëhershëm institucional ndaj dhunës ndaj një 12-vjeçareje

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF shpreh shqetësim të thellë lidhur me pamjet e publikuara në media, ku një vajzë 12-vjeçare është dhunuar nga një vajzë 18-vjeçare.

KOMF thekson se dhuna ndaj fëmijëve nuk mund të trajtohet thjesht si një incident i izoluar. Përveç aktit të dhunës ndaj fëmijës, shqetësues është edhe fakti se dhuna është filmuar dhe është bërë publike. Ekspozimi i tillë mund të rëndojë më tej gjendjen e viktimës, duke rritur rrezikun e stigmatizimit, ritraumatizimit dhe cenimit të privatësisë së saj.

KOMF bën thirrje për aktivizimin e menjëhershëm të mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal, përfshirë Qendrat për Punë Sociale dhe shërbimet psiko-sociale, me qëllim mbrojtjen, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimës.

Njëkohësisht, KOMF kërkon ndërmarrjen e masave të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse të rendit dhe drejtësisë ndaj personave të përfshirë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe duke pasur në qendër interesin më të mirë të fëmijës.

KOMF kërkon gjithashtu fuqizimin e shërbimeve dhe programeve parandaluese ndaj dhunës, përmes mbështetjes së familjeve, edukimit në shkolla, ofrimit të mbështetjes për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve, si dhe programeve që promovojnë respektin, tolerancën dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.

KOMF ka theksuar edhe më parë se sistemi i mbrojtjes së fëmijëve përballet me mangësi të mëdha në parandalimin, identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna. Përmasat që ka marrë kjo dukuri kërkojnë një fokus shumë më të madh në parandalim dhe edukim, përmes fuqizimit të prindërve për rritje dhe disiplinim pa dhunë, edukimit në shkolla dhe ndërhyrjes së hershme ndaj sjelljeve të rrezikshme.

“Parandalimi i dhunës duhet të jetë përgjegjësi e përbashkët e familjes, shkollës, institucioneve dhe shoqërisë në tërësi. Vetëm përmes ndërhyrjes së hershme dhe fuqizimit të mekanizmave të mbrojtjes mund të ndërpritet cikli i dhunës dhe bartja e saj nga një gjeneratë në tjetrën”, thekson KOMF.

KOMF u bën thirrje institucioneve që të veprojnë me urgjencë dhe me ndjeshmëri të plotë ndaj viktimës, duke garantuar mbrojtjen e dinjitetit, privatësisë dhe të drejtave të fëmijës

ndajkomffëmijëve

Të ngjashme

U rrah nga Policia, Agim Aliu reagon për dhunën ndaj veteranit të UÇK-së: Shkopinjë policorë janë shkopinj ndaj lirisë

U rrah nga Policia, Agim Aliu reagon për dhunën ndaj veteranit të UÇK-së: Shkopinjë policorë janë shkopinj ndaj lirisë

07:56
Zhvillimi i protestës, Poicia del me njoftim të ri

Zhvillimi i protestës, Policia del me njoftim të ri

23:06
Reçica publikon pamje: Policia të mos përdorë dhunë ndaj fëmijëve të dëshmorëve e të veteranëve

Reçica publikon pamje: Policia të mos përdorë dhunë ndaj fëmijëve të dëshmorëve e të veteranëve

22:35
OVL-UÇK reagon ndaj policisë: Ndaleni dhunën e tepruar dhe të paprovokuar

OVL-UÇK reagon ndaj policisë: Ndaleni dhunën e tepruar dhe të paprovokuar

20:52

Më shumë nga Lajme

  • 13:27Disa nga deputetët e VV-së futen në Kuvendin e Kosovës, a pritet seancë?
  • 13:26Lushtaku: Kemi informacione jozyrtare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme
  • 13:24Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende
  • 13:18Reagon veterani i UÇK-së që u rrah mbrëmë nga Policia: Nuk e sulmova Policinë, gjithmonë do të jem në shërbim të vendit
  • 13:18Ramush Haradinaj me parti del për t'i falënderuar protestuesit në shesh