Massimiliano Allegri raportohet se ka kërkuar katër përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit, në përpjekje për ta nxjerrë Napolin nga kriza në të cilën ndodhet.
Skuadra italiane po kalon një periudhë shumë të vështirë si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht kritikave të shumta dhe thirrjeve për shkarkimin e Allegrit, presidenti Aurelio De Laurentiis duket i gatshëm t’i japë mbështetje trajnerit përmes përforcimeve në afatin kalimtar të dimrit.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Allegri ka kërkuar afrimin e katër futbollistëve në pozita të caktuara: një mbrojtës të djathtë, një mesfushor fizik dhe dy sulmues.
Lëndimi i Giovanni Di Lorenzos ka bërë që Napoli të ketë nevojë urgjente për një mbrojtës të djathtë.
Costantino Favasuli, i cili aktualisht mund të luajë në atë pozitë, konsiderohet më shumë si një lojtar krahu sesa një mbrojtës i mirëfilltë.
Emri i parë në listën e dëshirave është Vinicius Tobias, i cili aktualisht aktivizohet te Shakhtar Donetsk.
Braziliani ishte pjesë e skuadrës ukrainase edhe në humbjen 1-0 nga Interi në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar.Në mesfushë, Allegri kërkon një futbollist me karakteristika fizike, i cili do të mund të ofronte alternativë për Andre Frank Zambo Anguissan.


