Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Komisioni për Legjislacion shqyrton ligjin për Dhomat e Specializuara që u rikthye në Kuvend

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 08:08
Komisioni për Legjislacion shqyrton ligjin për Dhomat e Specializuara që u rikthye në Kuvend

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë sot vendimin e Presidentes së Kosovës për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sipas rendit të ditës, çështja e dytë e mbledhjes së komisionit është shqyrtimi i Vendimit të Presidentes për kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr. 11/L-001, që parasheh ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mbledhja është paraparë të mbahet në sallën N-204, duke filluar nga ora 09:30.

Ligji ishte miratuar nga Kuvendi më 6 tetor 2026, me 88 vota për, pa vota kundër dhe pa abstenime. Ai kishte kaluar në procedurë të përshpejtuar, ndërsa ndryshimet kishin nxitur debat politik dhe reagime lidhur me ndikimin e mundshëm në mandatin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Ndër propozimet e diskutuara ishin ndryshimet në dënimet, mundësia e shqyrtimit të ankesave në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe mënyra e ekzekutimit të dënimeve.

Më 22 tetor, Presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu ligjin në Kuvend për rishqyrtim, pas një kërkese zyrtare të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila ishte edhe sponsorizuese e tij.

Sipas njoftimit të Presidencës, kërkesa për rishqyrtim kishte të bënte veçanërisht me dispozitat që ndërlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe me garantimin e të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen në këtë institucion.

Në arsyetimin e saj, Presidentja kishte përmendur edhe nevojën për mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

PDK-ja, në njoftimin e saj, ka sqaruar se kërkesa për kthimin e ligjit në Kuvend nuk nënkupton nisjen e procedurave nga fillimi, por rishqyrtimin dhe plotësimin e dispozitave të caktuara, me qëllim të forcimit të sigurisë juridike dhe shmangies së pengesave të mundshme në zbatimin e tij.

Sipas PDK-së, ky proces synon që ligji të finalizohet dhe të hyjë në fuqi, ndërsa partia ka shprehur pritjen që ai të miratohet sërish brenda katër javësh.

Edhe Bashkimi Evropian kishte shprehur shqetësim lidhur me ndryshimet e miratuara, duke kërkuar respektimin e mandatit dhe pavarësisë së Dhomave të Specializuara, si dhe mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve. EO

specializuaradhomatkomisioni

Të ngjashme

Pse Ligji për Dhomat e Specializuara pritet të votohet sot ashtu siç është?

Pse Ligji për Dhomat e Specializuara pritet të votohet sot ashtu siç është?

10:10
​Komisioni hetimor për Arlinda Zekajn, caktohen disa kandidatë për ekspertë të jashtëm

​Komisioni hetimor për Arlinda Zekajn, caktohen disa kandidatë për ekspertë të jashtëm

13:02

Më shumë nga Lajme

  • 11:34Tentoi ta vriste vëllain me AK-47 për pronë, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë
  • 11:34Kalon mocioni i PDK-së, Ligji për Specialen në rend dite
  • 11:32Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës vjen dimri, puno të mos shtrenjtohet rryma
  • 11:31Nisin protestën punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të
  • 11:28Jeton Sylaj sillet në gjykatë nga njësia FIT, seanca me dyer të mbyllura