PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje që ligji për Dhomat e Specializuara të votohet sot në Kuvend në përmbajtjen aktuale, ndërsa menjëherë pas votimit të nisë procesi i amendamentimit të tij.
Dakordimi parasheh mbivotimin e vetos së Presidentes, duke i hapur rrugë hyrjes së ligjit aktual në fuqi, si dhe nisjen e konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë për ndryshimet konkrete, brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Ligji ishte miratuar në dy lexime më 6 tetor. Më pas, PDK-ja i kishte kërkuar Presidentes kthimin e tij në Kuvend për rishqyrtim, me qëllim përfshirjen e rekomandimeve të fundit të marra nga ekspertët.


