Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komuna e Prishtinës thotë se Ministria e Financave ende s’i ka lëshuar paratë pas vendimit për bartjen e tyre

GD
Gazeta Demos2 dhjetor 2025 në 10:08
Komuna e Prishtinës thotë se Ministria e Financave ende s’i ka lëshuar paratë pas vendimit për bartjen e tyre

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas miratimit të vendimit për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024, Ministria e Financave ende s’e ka bërë alokimin e tyre.

“Ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës”.

Komuna tha se në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, “qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”.

Përmes këtyre mjeteve pritet të lëshohet për qarkullim trafiku urban i pezulluar tash e sa ditë në mungesë të financave.

Ky njoftim nga kryeqyteti demanton asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili ka thënë se Ministria e Financave përmes Thesarit ia ka transferuar Komunës së Prishtinës 28 milionë eurot nga të hyra vetanake të komunës për të cilat të enjten u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Më shumë nga Lajme

  • 14:04Tragjedi në Treboviq të Pejës, humb jetën një 3-vjeçar
  • 14:03PËRPLASJA QË ZGJATI 3 VITE MBYLLET NË GJYKATË: SEJDO BERISHA I KËRKON FALJE MINISTRIT ELBERT KRASNIQI PËR SHPIFJE DHE FYERJE
  • 13:06Caktohen gjyqtarët që do ta kenë në dorë rastin e krerëve të UÇK-së në Apel
  • 13:04Pas Skenderajt, edhe Komuna e Malishevës miraton Deklaratën kundër Speciales
  • 12:45Miratimi i buxhetit të Prishtinës për 2027, Rama: Vetëvendosje votoi kundër