Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kongresisti amerikan letër Kurtit: Nuk ka moment më të rëndësishëm për unitet kombëtar, të gjendet konsensusi për presidentin

GD
Gazeta Demos2 tetor 2026 në 21:28
Kongresisti amerikan letër Kurtit: Nuk ka moment më të rëndësishëm për unitet kombëtar, të gjendet konsensusi për presidentin

Kongresisti amerikan Michael Lawler i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të punojë për unitetin politik dhe kthimin e të gjithë aktorëve politikë në negociata, me qëllim arritjen e konsensusit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në letrën drejtuar Kurtit, Lawler, i cili është anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe kryetar i Nënkomisionit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive politike, veçanërisht pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë më 16 shtator.

“Posaçërisht në dritë të aktgjykimit të javës së kaluar në Hagë, nuk ka moment më të rëndësishëm për unitetin kombëtar të Kosovës se sa tani. Ju bëj thirrje që të punoni për t’u siguruar që të gjithë aktorët politikë të kthehen në negociata me mirëbesim dhe të gjejnë konsensusin e nevojshëm për të zgjedhur presidentin”, shtoi kongresisti Lawler.

Ai po ashtu ka vënë theksin te rëndësia e stabilitetit institucional dhe përqendrimit në prioritetet kryesore të Kosovës, përfshirë avancimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara.

Lawler, i cili është një nga kongresistët amerikanë që ka mbështetur Kosovën në Kongres, e ka uruar Kurtin për mandatin e katërt në krye të Qeverisë dhe ka kërkuar që të gjithë aktorët politikë të rikthehen në negociata me mirëbesim për zgjedhjen e presidentit, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja.

Ai ka ritheksuar gjithashtu mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se “një hap i tillë do të ishte vendimtar jo vetëm për sigurinë afatgjate të Kosovës, por edhe për ruajtjen e paqes në mbarë Ballkanin Perëndimor”.

“Pjesërisht si rezultat i punës suaj drejt anëtarësimit në NATO, unë shoh se Kosova është në rrugën e duhur për t’u bërë një demokraci e fortë, me rritje solide ekonomike dhe prosperitet të përbashkët. Stabiliteti qeveritar është çelësi. Andaj, shpresoj që vendi juaj të jetë i suksesshëm në zgjedhjen e presidentit të ri në javët në vijim, për të parandaluar një raund të ri zgjedhjesh parlamentare – për herë të katërt në më pak se dy vjet”, shkroi ai.

kongresistiamerikankurtit

Të ngjashme

Kongresisti amerikan Joe Wilson kërkon heqjen e plotë të statusit të SNS-it nga EPP

Kongresisti amerikan Joe Wilson kërkon heqjen e plotë të statusit të SNS-it nga EPP

22:50
Shkarikimi i Isufaj, Haradinaj i reagon ashpër Kurtit: Kush nuk nënshtrohet, do të largohet edhe me presion

Shkarikimi i Isufaj, Haradinaj i reagon ashpër Kurtit: Kush nuk nënshtrohet, do të largohet edhe me presion

16:57
Çitaku, Kurtit: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për fjalë boshe

Çitaku, Kurtit: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për fjalë boshe

20:22

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?
  • 22:46Qeveria i jep dritën e gjelbër, çka pritet tash pas miratimit të ndryshimit të Ligjit për Specialen
  • 22:41Kurti mbledh Qeverinë, në mënyrë elektronike marrin vendim për projektligjin për Gjykatën Speciale
  • 22:28Djali i Adem Demaçit paralajmëron futjen në politikë: Me intelektualë të tjerë do përpiqemi ta themelojmë një iniciativë
  • 22:13Selmanaj: Shkarkimi i Isufaj është dhurata e radhës politike nga Vjosa Osmani për pushtetin e Kurtit