Kongresmeni amerikan Keith Self ka bërë thirrje për rritje të presionit diplomatik ndaj pesë shteteve anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar njohjen e plotë ndërkombëtare dhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë si faktorë kyç për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkan.
Këto komente Self i bëri gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan, ku u diskutua për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore.
Sipas tij, mungesa e njohjes nga disa vende brenda NATO-s krijon pengesa politike dhe institucionale që, siç vlerësoi, e ngadalësojnë konsolidimin e Kosovës në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.“Njohja e plotë ndërkombëtare e Kosovës dhe anëtarësimi i saj i ardhshëm në NATO janë elemente kyçe për garantimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan”, ka deklaruar Self.
