Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konkursi për prokurorë të rinj, vetëm 3 serbë aplikuan pasi KPK-ja shtyu afatin

GD
Gazeta Demos27 shtator 2026 në 20:04
Konkursi për prokurorë të rinj, vetëm 3 serbë aplikuan pasi KPK-ja shtyu afatin

Këshilli Prokurorial i Kosovës është detyruar ta shtyej për disa javë konkursin për prokuror të rinj, pasi asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb nuk kishte aplikuar. Vendimi për ta zgjatur afatin e konkursit rezultoi me aplikimin e 3 kandidatëve serb.

Për 10 pozitat e rezervuara për prokurorë nga komuniteti serb, vetëm 3 persona kanë aplikuar në konkursin e hapur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Ky institucion, e hapi konkursin më 4 gusht, për gjithsej 34 prokurorë të rinj.

Nga Këshilli Krokurorial i Kosovës nuk kanë treguar detaje pas mbylljes së konkursit, por televizioni ka kuptuar që vetëm 3 serbë kanë aplikuar, dhe se asnjëheri prej tyre, nuk është pjesë e listës së prokurorëve të dorëhequr.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, siç e dini, ka zgjatur afatin e konkursit për rekrutimin e prokurorëve të rinj, me qëllim që t’u mundësohet pjesëmarrje e barabartë të gjithë kandidatëve të interesuar, përfshirë edhe kandidatët nga komuniteti serb, afat shtesë ky, i cili është përmbyllur më 28 shtator 2026. Pas përfundimit të procesit të verifikimit të të dhënave për numrin e aplikimeve të pranuara gjatë këtij afati shtesë, komisioni përkatës i KPK-së do të ofrojë informatat për numrin e përgjithshëm të aplikuesve, përfshirë aplikuesit nga komuniteti serb.”

KPK-ja kishte vendosur për shtyerjen e afatit për konkurs për disa ditë, meqë nuk kishte aplikuar asnjë kandidat nga ky komunitet.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se mos aprovimi i kthimit të prokurorëve e gjyqtarëve serb, në sistemin e drejtësisë do të sjellë pasoja.

“Mund të krijoj probleme sepse bëhet fjalë për vende të rezervume që ne nuk mund të i plotësojmë në asnjë mënyrë, ne mund të bëjmë bartje të kuadrave nga pjesa tjetër e Kosovës në veri ose këtu për mos me leju me grumbullu lëndë, por ato janë të rezervuar., raporton RTV Dukagjini.

Ndërkohë që në GLPS, thonë se njëjtë sikurse KPK-ja duhet të veprojë edhe Këshilli Gjyqësor që sa më shpejtë të plotësohen vendet e rezervuara për komunitetin serb.

“Duke qenë se në këtë konkurs kemi pak kandidat serb normalisht se konkursi duhet të vijoj tutje me procedura të tjera dhe të rekrutohen aq kandidat që kanë aplikuar dhe që i plotësojnë kushtet për këto pozita, pra është e mira që KPK-ja ka ndërmarr hapa për plotësimin e këtyre pozitave dhe vlerësojmë se ky proces duhet të konkretizohet me një proces të ligjshëm dhe transparent.”, ka deklaruar Liridon Salihu – Hulumtues në GLPS.

Në lidhje me hapjen e konkursit për plotësimin e vendeve të gjyqtarëve serb, nuk kanë kthyer përgjigje nga Këshilli Gjyqësor.

Prokurorët e gjyqtarët serb të dorehequr në vitin 2022, muaj më parë kërkuan që të tërhiqnin dorëheqjet e tyre dhe të kthesheshin në vendet e tyre të punës, por kjo nuk u aprova as nga KPK-ja e as nga KGJK-ja

rinjprokurorëafatin

Të ngjashme

Betohen 17 kadetë të rinj të FSK-së, mes tyre edhe një nga Shqipëria

Betohen 17 kadetë të rinj të FSK-së, mes tyre edhe një nga Shqipëria

15:21

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Foda tregon se ku dështoi Kosova
  • 21:02Lëshon pe Veton Berisha, dorëzon mandatin si kryetar i PLE-së
  • 20:53Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në veri, arrestohet një person
  • 20:41Kurti bën përmbledhje të vizitës në SHBA: Në fokus drejtësia, siguria dhe e ardhmja euro-atlantike
  • 20:41Shifrat alarmante: Kanceri i gjirit me tendencë rritjeje