Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova nën ndikimin e motit të lig: Ekipet e mirëmbajtjes intervenojnë në zonat e prekura

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 20:01
Kosova nën ndikimin e motit të lig: Ekipet e mirëmbajtjes intervenojnë në zonat e prekura

Pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë Kosovën, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë në gjendje gatishmërie dhe po reagojnë me shpejtësi e përgjegjësi.

Sipas njoftimit, në hyrje të Shtërpcës (R115), si pasojë e stuhisë, janë rrëzuar drunj, duke shkaktuar dëme edhe në disa automjete. Ministria thotë se ekipet e mirëmbajtjes kanë intervenuar menjëherë për largimin e drunjve dhe pastrimin e rrugës.

Në njoftim theksohet se pas ndërhyrjes së ekipeve në terren, rruga është liruar dhe aktualisht është e qarkullueshme.

“Po qëndrojmë vigjilentë dhe po bashkëpunojmë me të gjitha institucionet përgjegjëse për menaxhimin sa më të mirë të situatave me të cilat po përballemi. U bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe, gjatë paralajmërimeve për reshje të dendura apo stuhi, të shmangin qarkullimin e panevojshëm në rrugë dhe të përshtatin vozitjen me kushtet atmosferike”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 10:37Bllokimi i minatorëve, reagon Trepça: U ndal rryma, 54 minatorë dolën përmes shkallëve, 9 pas rikthimit të energjisë
  • 10:23Ndalohen punimet një objekt ndërtimi në Ferizaj
  • 10:02Rama kërkon nga Supremja shqyrtim me prioritet të rastit të NPB-së: 350 familje pa paga
  • 09:58Fillon seanca ndaj Nadica Cepkenoviq, dëshmon Lejlije Mojota
  • 09:42Gjenden kallashnikov e veshje ushtarake në një shtëpi ta pabanuar në Leposaviq