Një kosovar ka fituar lotarinë në EuroMilions, në vlerë mbi 524 mijë paund e që në euro i bijë mbi 600 mijë, raporton BBC .
Valdet Bujupi, 44 vjeç, nga Barrow, Cumbria, tha se nuk do ta kishte blerë kurrë një biletë “lucky dip” nëse vajza e tij nuk do të kishte këmbëngulur aq shumë për ëmbëlsira gjatë një udhëtimi për në shtëpi.
Babai i dy fëmijëve tha se u dorëzua pas herës së tretë që ajo i tha: “Të lutem babi, a mund të më blesh disa ëmbëlsira?”.
“Jemi të gjithë të lumtur pa masë, dhe vajza jonë, që ishte tashmë princesha e babit, tani është ngritur në mbretëreshë,” tha ai.
Bujupi bleu një biletë “lucky dip” për shortin e 5 Shtatorit dhe arriti të përputhë pesë numrat kryesorë dhe një “lucky star” – 27, 30, 31, 41, 43 dhe 05 dhe 08.
Abbey Bujupi, 40 vjeçe, tha se ishte duke pastruar kur mori një telefonatë nga bashkëshorti i saj.
Ajo tregoi: “Isha duke pastruar banjën dhe nuk isha aspak e kënaqur që më duhej të hiqja dorezat e gomës për t’iu përgjigjur telefonit.
Fjalët e para të Valdetit ishin: ‘Rezervo New York-un, fitova llotarinë’.
Çifti kishte kohë që po kursente për udhëtimin e tyre ëndërr në New York që nga Krishtlindja e kaluar, por Bujupi tha se gjithmonë ndodhte diçka që “na prishte planet”.
