Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kosovari i ekstraduar në SHBA do të dënohet me burgim, Ambasada falënderon kryeprokurorin Isufaj dhe institucionet e Kosovës

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 16:06
Kosovari i ekstraduar në SHBA do të dënohet me burgim, Ambasada falënderon kryeprokurorin Isufaj dhe institucionet e Kosovës

Shtetasi i Kosovës, Ardit Kutleshi, 28 vjeç, do të përballet me dënim me burgim në SHBA, pasi pranoi fajësinë për krijimin dhe operimin e “Rydox”-it, një faqe interneti dhe treg i paligjshëm ku kriminelët kibernetikë mund të blinin, shisnin dhe shkëmbenin të dhëna personale të vjedhura, si dhe të aksesonin pajisje e mjete për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cilësoi këtë si shembull të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke e falënderuar zyrën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajn dhe institucionet e tjera në Prishtinë.

“Një tjetër shembull i bashkëpunimit të suksesshëm SHBA - Kosovë në luftën kundër krimit kibernetik transnacional. Faleminderit Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës, si dhe të gjithë të përfshirëve, për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer në sjelljen e këtij rasti para drejtësisë!”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Kutleshi u arrestua nga autoritetet e zbatimit të ligjit në Kosovë në dhjetor 2024 dhe u ekstradua nga Kosova në Shtetet e Bashkuara në vitin 2025.

kosovësshbaburgim

Të ngjashme

Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë

Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë

23:07
Reuten: Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ka mbetur në sirtar

Reuten: Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ka mbetur në sirtar

18:25
Lajm i hidhur: Vdes ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës

Lajm i hidhur: Vdes ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës

16:10
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime

Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime

10:47

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Rrahmani: Habiba, Albini Kodin Civil ua paska qitë në diskutim publik – aty qenka edhe martesa burrë me burrë
  • 13:16Shqiptarët e Luginës votojnë sot për Këshillin Kombëtar Shqiptar
  • 13:06Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj, eksporti nuk arriti 1 miliard
  • 13:04Presidentja nderon 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit: Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar
  • 13:03Arianit Koci sfidon deklaratën e Kurtit për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: A e njihni qoftë edhe një prej tyre?