Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

KPK-ja arsyeton suspendimin e Vuçetajt: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn

GD
Gazeta Demos30 tetor 2026 në 12:28
KPK-ja arsyeton suspendimin e Vuçetajt: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn

Këshilli Prokurorial të enjten i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe Arlinda Nallbani Gacaferrin, prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor.

Ndaj tyre u hap edhe procedurë disiplonore dhe është themeluar panel hetimor për trajtimin e rastit.

Në arsyetimin e KPK-së thuhet se Vuçetaj “gjatë gjithë kohës si udhëheqëse e prokurorisë përkatëse kishte pranuar kërkesa nga pala e dëmtuar, tani e ndjera A.Z., ishte në dijeni për urgjencat e kërkesave të saj dhe me theks të vecantë së të njëjtës po i kanosej jeta, ishte në dijeni për të gjitha raportet nga prokurorët të cilët kanë trajtuar rastet ku e ndjera ka qenë palë e dëmtuar, ishte e njoftuar edhe me raporte zyrtare policore lidhur me nivelin e rrezikshmërisë të cilën i kanosej të ndjerës A.Z,., ishte e njoftuar përmes KPK-së, kryesuesit Arian Gashi dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku këta të fundit në njoftimet e tyre kishin kërkuar trajtimin e kërkesave urgjente të palës, por znj. Vuçetaj kishte dështuar në ndërmarrjen e veprimeve prokuroriale që kërkohen me ligjin në fuqi, duke mos marrë parasysh seriozitetin e kërkesave të parashtruara”.

Nga KPK thuhet se si pasojë e neglizhencës së vazhdueshme të kryeprokurores Lumturije Vuçetaj në trajtimin e kërkesave urgjente të Arlinda Zekajt, “kishte ardhur deri te pasojat fatale për tani të ndjerën A.Z.”

Për zëvendësprokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri thuhet se më 22 tetor ku Policia ishte informuar për shkeljen e vendimin të urdhërmbrojtjes ndaj Arlinda Zekajt, e cila kishte raportuar se në shtëpinë e saj po qëndronin nëna dhe vëlla i bashkëshortit dhe se ky i fundit e kishte kanosur, prokurorja “kishte udhëzuar që tani i pandehuri A.S. të intervistohej në cilësinë e dëshmitarit, duke anashkaluar faktin e kanosjes direkte për privim nga jeta dhe duke mos vlerësuar rrezikshmërinë që po i kanosej direkt tani të ndjerës A.Z.”

KPK-ja thotë se Nallbani-Gacaferri nuk veproi edhe pse ishte e njoftuar vazhdimisht për kërkesat urgjente të Zekajt, informacione që i posedonte meqë ushtronte edhe pozitën e Koordinatores për Dhunë në Familje.

"Znj. Nallbani-Gacaferri kishte dështuar në ndërmarrjen e veprimeve prokuroriale që kërkohen me ligjin në fuqi, duke mos marrë parasysh seriozitetin e kërkesave të parashtruara, seriozitetin e raportimeve kur ka vepruar si prokurore kujdestare më 22.10.2026”.

Po ashtu thuhet se Nallbani-Gacaferri në mënyrë të vazhueshme nuk ka ndërmarrë veprime prokuroriale sipas ligjit, “nuk ka marrë parasysh provat dhe faktet gjatë hetimit të krimit, nuk ka siguruar dëshmi dhe fakte gjatë hetimit që mblidhen në përputhje me ligjin dhe konkretisht nuk ka marrë parasysh kërkesën e të dëmtuarës për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e saj”.

arlindapasojatfatale

Të ngjashme

Gërvalla përmend ndikime të mundshme “politike e kriminale” në rastin e Arlinda Zekajt, pastaj thotë se s’ka prova direkte

Gërvalla përmend ndikime të mundshme “politike e kriminale” në rastin e Arlinda Zekajt, pastaj thotë se s’ka prova direkte

09:43
Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn mbahet sot edhe në Pejë

Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn mbahet sot edhe në Pejë

08:51
Nga prokuroria te policia, vala e suspendimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Nga prokuroria te policia, vala e suspendimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt

08:05
Rasti i Arlinda Zekajt: Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për media

Rasti i Arlinda Zekajt: Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për media

08:00

Më shumë nga Lajme

  • 12:53Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
  • 12:40Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha
  • 12:33Familjarët e Arlindës mblidhen në sheshin e Pejës për protestë
  • 12:28Familjarët e Arlinda Zekajt në ballë të protestës kundër vrasjes së grave në Pejë
  • 12:09Përparim Rama sot intervistohet nga Prokuroria Speciale, dyshime për korrupsion në projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”