Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ: Ende s’janë sjellë në Kosovë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë

GD
Gazeta Demos7 janar 2026 në 17:41
KQZ: Ende s’janë sjellë në Kosovë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në QNR po vazhdon numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.

KQZ thotë se janë aprovuar 16 mijë pako me fletëvotime.

“Në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe që deri më tani janë sjellur në Kosovë. Më 2 janar, nga 9 kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, Neë York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, ndërkaq më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime. Deri më tani, pjesa më e madhe e këtyre pakove janë sjellur në Kosovë dhe i janë nënshtrur verifikimit dhe vlerësimit. Prej tyre, janë aprovuar rreth 16 mijë dhe ato janë duke u numëruar.”

KQZ shton se ende nuk janë sjellur në Kosovë edhe 3 mijë e 185 fletëvotime që janë tërhequr më 2 janar dhe 5 janar në Paris, Berlin, Hagë, Podgoricë dhe Otavë.

“Ende nuk janë sjellur në Kosovë edhe 3,185 pako me fletëvotime, që janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125), dhe Otavë (404).”

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 18:19Lajmi i fundit- Përfundon takimi, Kurti flet para mediave
  • 18:16Paralajmërim për rrezikun nga rënia e degëve dhe pemëve në pyjet zvicerane
  • 18:16BE tha se janë plotësuar kushtet për hapjen e urës së Ibrit, Petkoviq i shkrun Sorensenit, ia shpreh ‘‘shqetësimin’’ e Serbisë
  • 18:14Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
  • 18:04Hoti e cilëson të ‘‘çuditshme’’ heqjen dorë të LDK nga presidenca: Uroj që Kurti e Abdixhiku të arrijnë marrëveshje