Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për Klankosova.tv, se procesi i regjistrimit ka zgjatur 11 ditë, nga data 26 nëntor deri më 6 dhjetor, gjatë të cilit aplikimet janë pranuar përmes platformës elektronike të KQZ-së.
Sipas të dhënave preliminare, gjatë kësaj periudhe janë pranuar mbi 84 mijë e 700 aplikime për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës. Prej tyre, rreth 71 mijë e 900 aplikime janë aprovuar, ndërsa rreth 6 mijë e 700 janë refuzuar. Në proces të vlerësimit mbeten edhe rreth 5 mijë e 900 aplikime.
