Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me udhëzime rreth procesit të votimit përmes postës.
Në faqen zyrtare, KQZ ka shpjeguar hap pas hapi procesin: Plotësoni fletëvotimin, vendoseni në zarfin e fshehtësisë; zarfin e fshehtësisë me fletëvotimin brenda dhe dëftesën e regjistrimit vendoseni në zarfin kthyes; mbi zarfin kthyes, shënoni adresën e kutisë postare; vendoseni pullën postare (nëse aplikohet në shtetin ku jetoni) dhe dërgojeni zarfin në postë
