Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Krasniqi i prerë: Kurti nuk ka votë nga PDK’ja për kryeministër

GD
Gazeta Demos26 gusht 2025 në 23:14
Krasniqi i prerë: Kurti nuk ka votë nga PDK’ja për kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kreu i VV’së, Albin Kurti, nuk e ka votën nga PDK-ja për kryeministër.

Krasniqi është shprehur i prerë në këtë qëndrim.

“Varet a konstituohet Kuvendi, dy mundësi janë këtu, përfundon konstituimi, hyjmë në afate kushtetuese. Unë i kam thënë z.Kurtit, urdhëro, dëshmoje që i ke 61 vota. A ka më e çuditshme se me thënë “unë i kam votat për kryeministër, por s’i kam votat kryetar Kuvendi, kjo s’ka ndodhur asnjëherë”, ka thënë Krasniqi.

Por, në pyetjen se a ka votë nga PDK-ja për kryeministër, a u shpreh se kjo s’mund të ndodh në asnjë mënyrë.

“Jo në asnjë mënyrë, ajo është punë që as që diskutohet. Do të thotë ka votë kundër”, ka deklaruar Krasniqi.

PDK sot votoi pro zgjedhjes së Dimal Bashës për Kryeparlamentar. Krasniqi është pyetur në lidhje me mundësinë që po përflitet për një bashkëpunim përtej këtij të sotmit.

“Spin doktorët kujdestarë ishin munduar të krijojmë një shpjegim krejtësisht jorealist. Kuptojeni, është krejt çka po shihni. Nuk ka prapavijë, nuk ka qëllime tjera. Është çka kemi thënë nga dita e parë, dhe e kemi mbajtur sot”, tha Krasniqi.

I pyetur konkretisht nëse ka ndonjë bashkëpunim mes PDK-së dhe LVV për zgjedhjet lokale, Krasniqi tha: “Absolutisht jo”.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 17:04Ilir Shaqiri ndan tekstin e këngës ‘Jo në emrin tim’: S’ka as ditë të mbarë pa u kthy n’atdhe trimat çlirimtarë
  • 16:46Gazmend Syla solidarizohet me krerët e UÇK: Nga 16 shtatori edhe na jemi anëtarë të ‘Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale’
  • 16:40Pankarta e qytetarit në protestë: Kryegjykatësi Charles Smith nën siluetën e Albin Kurtit, me çekiç të BE-së në dorë
  • 16:39Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”
  • 16:37Syla: Nga ky shesh i bëjmë thirrje botës demokratike, kërkojmë drejtësi të pastër si lot