Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Krasniqi: Këtë masë të Kushtetueses s’e kemi kërkuar, dëshira jonë ishte që të nxirrej aktgjykimi para afatit

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 12:24
Krasniqi: Këtë masë të Kushtetueses s’e kemi kërkuar, dëshira jonë ishte që të nxirrej aktgjykimi para afatit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar vendimin e mbrëmshëm që nxori Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi një masë të përkohshme nga 27 korriku – kur përfundon afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit – deri më 8 gusht përmes të cilës pezullon punën e deputetëve.

Por, këtë masë, Krasniqi tha se këtë masë nuk e kërkoi PDK-ja, por tha se vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen gjithmonë.

“Masë që e ka caktuar gjykata. Ne s’e kemi kërkuar atë masë, por është në të drejtën e tyre dhe unë po besoj që ka një arsye që s’mund ta paragjykoj unë. Cila mund të jetë arsyeja është ndoshta diçka që mund ta kuptojmë kur të publikohet aktgjykimi final, por ne e kemi thënë gjithmonë se vendimet e Kushtetuese s’janë tavolinë suedeze. Jemi të obliguar që t’i zbatojmë dhe ajo që tashmë po dihet është se kanë mbetur më pak se 48 orë për ta konstituuar Kuvendin bazuar në aktgjykimin e kaluar”.

Krasniqi tha se janë në pritje të një aktgjykimi, i cili do të jetë vendim final për hapat e ardhshëm dhe daljen nga bllokada ku ka ngecur me muaj Kuvendi i Kosovës.

“Çka do të thotë Gjykata në aktgjykimin e ardhshëm në rastin që e kemi dërguar ne mbetet të shihet. Dëshira jonë ka qenë që të ketë një aktgjykim të publikuar para se të skadojë afati në mënyrë që ta kenë të qartë edhe deputetët se cilët janë pasojat, por po presim”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:51Nasim Haradinaj reagon ndaj lajmit maqedonas për deklaratat e tij: Me këtë ndihmën e tyre, po na bëhet më e lehtë të kuptojmë kush kujt po i bën shërbim
  • 23:27Policia arreston në Ferizaj një person të kërkuar nga INTERPOL-i
  • 23:26Po digjen malet e Prishtinës, ky është apeli i Komunës
  • 22:57​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
  • 22:56Behrami akuzon VV-në për vonesat në Kuvend: Herën e fundit e konstituuan me urgjencë bashkë me Listën Serbe