Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar  pas vendosjes së “Orës së Pritjes” në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, përmes së cilës ka nisur numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, kur pritet vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Krasniqi ka thënë përmes një postimi në Facebook se kjo nuk është vetëm një pritje e matur me ditë, orë e minuta, por edhe me mungesë, kujtime, besim dhe shpresë.

“Me besimin që, kur ora të mbërrijë në zero, të përfundojë edhe kjo pritje e gjatë dhe çlirimtarët tanë ta nisin rrugën e kthimit për në shtëpi. Kosova po pret! Ne po presim”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi.