Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, i cili më herët ka kërkuar të takohet me familjen përpara dorëzimit.
Burimet e Sinjali bëjnë me dije se nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit janë nisur për ta takuar atë, të shoqëruar nga pjesëtarë të Njësisë Speciale FIT.
Sipas të njëjtave burime, Sylaj kishte komunikuar më herët me vëllain e tij, duke kërkuar dhjetë minuta për të biseduar me familjarët dhe duke shprehur gatishmërinë për t’u dorëzuar vetëm para pjesëtarëve të FIT-it.




