Ish-zëdhënësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se lufta e kësaj ushtrie nuk ishte dëshirë, por ishte rruga e vetme për të shpëtuar nga politika gjenocidale e Serbisë.
Ai në një intervistë për RTK-në e cilësoi këtë luftë si projekt sublim për lirinë dhe dinjitetin njerëzor.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kujtohet ashtu siç ishte në të vërtetë: një kryengritje popullore e lindur nga një popull i shtypur dhe një projekt sublim për lirinë e dinjitetin njerëzor”, ka thënë Krasniqi për RTK-në.
“Ajo nuk ishte zgjedhje apo dëshirë e jonë për luftë, por ishte rruga e vetme e mbetur për të shpëtuar nga politika gjenocidale e Serbisë”.
